E rrahin dhe i rrëmbejnë makinën në garazh – ngjarje e rëndë në Tiranë

Një 41-vjeçar është dhunuar brutalisht në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit, Tiranë, dhe më pas i është marrë automjeti nga dy persona.

Advertisements

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur viktima, shtetasi I. Zh., po ndodhej në garazh, raporton noa.al.

Advertisements

Sipas hetimeve paraprake, dy persona iu afruan dhe për motive të dobëta e kanë goditur fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime.

Menjëherë pas dhunës, ata kanë hipur në automjetin e tij dhe janë larguar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë vëllezër, të identifikuar si B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Mjeti i marrë me forcë është gjetur pranë banesës së tyre dhe është sekuestruar si provë materiale.