Rreth dhjetë oficerë policie qëndruan për gati katër orë në shtëpinë e Mark Samsonit, vrasësit 23-vjeçar të shqiptares Ilaria Sulës.
Advertisements
Burime për mediat italiane bëjnë me dije se përgjatë ditës së sotme efektivët kanë “zbarkuar” në banesën e 23-vjeçarit si dhe kanë marrë dëshmitë e të gjithë miqve të Mark Samsonit.
Advertisements
Ndërkohë që karabinierët dhe grupet hetimore zhvilluan kontrolle në apartamentit e vogël të prindërve të së riut, paralelisht ky i fundit në burgun “Regina Coeli”, po përpiqej të shfajësohej për vrasjen e të resë shqiptare.
Gjatë marrjes në pyetje, me lot në sy, 23-vjeçari mësohet se është shfaqur i penduar për krimin monstruoz, por theksoi se u shty nga vetë shqiptarja për shkak të sjelljes që kjo e fundit shfaqte ndaj tij.
“Qëndrimi i Ilarias ishte i luhatshëm, herë më trajtonte si të dashur, herë të tjera si një shoqe të thjeshtë. Ndonjëherë më trajtonte me dashuri, herë të tjera ftohtë”, ka thënë ai, teksa më tej u rikthye në mëngjesin kur dhe ndodhi ngjarja.
Sipas asaj që 23-vjeçari ka pohuar gjithçka ndodhi si pasojë e inatit dhe xhelozisë që e kaploi kur e reja i kërkoi që të ndaheshin dhe se kishte hapur një profil në “Tinder”.
“Ajo më tha se kishte hapur një profil në Tinder, unë u trondita, sepse kuptova se ajo nuk më donte më”, ka thënë ai dhe ka vijuar duke thënë se para se ta vriste i kishte përgatitur mëngjesin.
“I solla mëngjesin në shtrat, kafe dhe një sanduiç mortadella. E pashë që po bisedonte në telefon me dikë, e pyeta me kë. Ajo më dha në mënyrë spontante telefonin e saj dhe pashë mesazhet që kishte shkëmbyer me një Alessandro. Isha i zhgënjyer dhe i tronditur, ajo e kuptoi se isha i mërzitur dhe më rrëmbeu telefonin duke më gërvishtur krahët. Më pushtoi një sulm inati dhe xhelozie”, ka thënë ai teksa më tej kërkoi që t’i dërgojë një letër familjarëve të së resë shqiptare për t’i kërkuar falje.