“Shpresa e fundit u shua! Gjykata lë në fuqi burgun e përjetshëm për Redjan Rrajën!”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redian Rrajës, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Advertisements

Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi. 34-vjeçari Rraja u tradhtua nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit, i cili u përdor në atentat.

Advertisements

Gjurmët e gjetura në armët automatike si dhe në automjet u krahasuan me ato të personave të skeduar më herët dhe rezultuan se përputheshin me gjurmët e Redjan Rrajës, i skeduar për përfshirje në zhdukjen e provave te vrasjes së Elton Çiçës dhe cilësuar fajtor me vendim gjykate.

Zyrtarisht u tha se Rraja është njëri prej dy personave që qëlluan me breshëri plumbash makinën private të prokurorit Ndoj, i cili javët e fundit ishte objekt akuzash të forta nga kryeministri Edi Rama. I paqartë mbetet motivi, përderisa në pamje të parë nuk janë zbuluar konflikte të hapura mes Rrajës dhe personave të plagosur.