Ngjarje e rëndë, 46-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë pallatit ku banonte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku një 46-vjeçar, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi G. D.

Advertisements

Sipas të dhënave paraprake, G. D. rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.