Ngjarje e rëndë/ 42-vjeçari vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës së tij

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas ka vdekur edhe vetë.

Advertisements

Mediat kanë raportuar se i 42-vjeçari i dyshuar, ashtu edhe bashkëshortja e tij, 30 vjeçare ishin nga Malisheva dhe kanë lënë pas katër fëmijë.

Advertisements

Sipas mediave në Zvicër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas.

Ndërkohë, shtëpia më vonë është përfshirë nga zjarri dhe brenda janë gjetur dy trupa të pajetë, i burrit qe kreu vrasjen dhe I bashkëshortes se tij.