Çfarë po paralajmëron Rama? Kryeministri: I bindur që s’do të jetë larg dita kur vendi do të ketë…

Edhe pse duket e vështirë që Edi Rama të heqë dorë nga pushteti, shumë është përfolur se kë do të lerë ai pasardhës në krye të Partisë Socialiste.

Advertisements

Gjatë takimit me gratë dhe vajzat e PS-së, Rama deklaroi se në vitin 2030 Shqipëria do të drejtohet nga një grua.

Advertisements

Në këtë rast, rama bëri “orakullin”, ku pretendon se di jo vetëm fituesin e “11 Majit”, por madje edhe fituesin e vitit 2030.

“E kemi hapur trasenë për të ndërtuar dy ose tre aleanca shumë strategjike që do ta shndërrojnë, mbajeni mend sot këtë fjalë dhe në 2030 me ndihmën e Zotit do të shihemi përsëri, se do të vijmë të mbështesim kryeministren grua. Në vitin 2030 Shqipëria do të drejtohet nga një grua”, tha Edi Rama.