Publikohen pamjet nga shpërthimi i mbrëmshëm në Athinë, nuk raportohet për të lënduar

Një bombë ka shpërthyer pranë zyrave të Hellenic Train në Athinë, mbrëmjen e së premtes.

Advertisements

Mediat greke kanë siguruar pamjet nga momenti i shpërthimit, dhe një çantë shpinës ku ndodhej lënda shpërthyese, pak çaste para shpërthimit të madh.

Advertisements

Çanta ishte e lidhur në një kolonë jashtë zyrave të Hellenic Train. Autorët kanë shkuar në vendngjarje me një motor dhe e kanë lënë aty.

Nga shpërthimi nuk raportohet për pesona të lënduar por vetëm dëme materiale.