UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku do luhet derbi i Ballkanit

UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për duelin e shumëpritur Shqipëri-Serbi.

Advertisements

Në publikimin në faqen zyrtare të saj, stadiumi pritës është shënuar “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Advertisements

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.

Megjithatë, edhe pse UEFA e ka zyrtarizuar, në pritje të asaj date mund të ketë ndonjë të papritur, ku për shkak të shqetësimeve të sigurisë ndeshja mund të spostohet në ndonjë nga stadiumet e tjera në vend.

Kujtojmë që për shkak të sigurisë, dueli Shqipëri–Serbi i vitit 2015 për eliminatoret e Kampionatit Europian u spostua nga Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës dhe u zhvillua më 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Anglia në Wembli dhe fitoi në “Arena Kombëtare” kundër Andorrës.