Çahet tubacioni i nëndheshëm, banorët te Komuna e Parisit dyshohet se kanë pirë ujë të ndotur! Nisin hetimet!

Krimi Ekonomik ka nisur një hetim në terren ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit për banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë me ujin e ndotur.

Advertisements

Mësohet se është marrë në pyetje Dorjan Korbeci, drejtori i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes.

Advertisements

“Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit.

Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira”, thuhet në njoftim.