Emri/ Qëlloi me armë në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje, arrestohet 30-vjeçari!

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve, Erjon dhe Blerim Allmeta, ngjarje e ndodhur në tetor 2023.

Advertisements

I riu ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Advertisements

“Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim. 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: Adriatik Cena, 30 vjeç, banues në Vorë”, thuhet në njoftim.