Në orët e para të mëngjesit të së shtunës në ujërat territoriale greke, një mjet lundrues turk hapi zjarr ndaj një anije të rojes bregdetare të Greqisë.
Advertisements
Ngjarja ndodhi rreth orës 8 me orën lokale greke në afërsi të ishullit Lesbos.
Advertisements
Një anije patrulluese greke ka kërkuar të ndalojë dhe kontrollojë një mjet lundrues të dyshuar turk.
Mediat greke raportojnë se kur anija patrulluese i është afruar asaj turkes është qëlluar me armë kallashnikov.
Gjithashtu raportohet se nga ekuipazhi greke nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mjeti lundrues i Rojes Bregdetare është kthyer në port me gjurmë plumbash.