Pamje kaotike në Spanjë, stuhia përmbyt qytetin! Rrugët kthehen në lumenj dhe shtëpitë zhyten nën ujë (Video)

Pamje të rënda dhe në të njëjtën kohë shqetësuese jan shfaqur në Lanzarote, Spanjë pas një stuhie dy-orëshe që goditi ishullin pasditen e së shtunës.

Advertisements

Rrugët u shndërruan në lumenj të vrullshëm, me makina të pamundura për t’u aksesuar dhe shtëpi të përmbytura.

Advertisements

Veçanërisht i goditur është qyteti Arrecife, në pjesën jugore të ishullit, ku banorët u përballën me një erë të keqe nga ujërat e zeza të papërpunuara për shkak të rënies së sistemit të ujërave të zeza.

Probleme të ngjashme u regjistruan edhe në zonat e Taise, Costa Teguise, Guatiza dhe Nazareth.

Megjithatë, pavarësisht intensitetit të fenomenit në zona të caktuara, pjesët e tjera të Lanzarote mbetën plotësisht të thata. Pavarësisht asimetrisë së motit, autoritetet u bënë apel qytetarëve dhe vizitorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.