“Kafja e mëngjesit si shuplaka e Jozit, veç të kthjellë”, ish-shoku i Gjestit ironizon me skandalin e mbrëmshëm

Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi me shuplakë Gjestin, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Advertisements

Shumë ndjekës, por edhe emra nga estrada dhe opinioni publik, kanë shprehur shqetësim dhe zemërim për këtë akt dhune. Megjithatë, një reagim që tërhoqi vëmendje për tonin e tij ironik dhe që nuk u prit mirë nga publiku, ishte ai i një ish-shoku të Gjestit, i cili u duk se përpiqej të banalizonte ose të relativizonte ngjarjen.

Advertisements

Në një postim në InstaStory, ai ndau një fotografi të një filxhani kafeje, duke shkruar: “Kafja e mëngjesit si shuplaka e Jozit. Veç të kthjellë.”

Postimi ishte i shoqëruar me emoji duke qeshur, gjë që shumë prej ndjekësve e panë si një aprovim të dhunës apo të paktën si mungesë ndjeshmërie ndaj situatës.

Ndërkohë, sot është raportuar zyrtarisht se Jozi është liruar nga policia, por ndaj tij do të ndiqet procedurë penale në gjendje të lirë.

Në shtëpinë e BBVA, loja vijon drejt finales. Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti janë katër finalistët e këtij edicioni, ndërsa të shtunën do të shpallet fituesi i madh.