Ushtaraku me motor nuk i bindet policit rrugor në Tiranë, e dëmton në krah

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit.

Advertisements

Një efektiv i Policisë Rrugore i ka bërë shenjë për të ndaluar drejtuesit të një motori, por ai nuk ka respektuar urdhrin dhe ka vazhduar përpara.

Advertisements

Sipas burimeve 25-vjeçari Merson Ferizaj, që drejtonte motorin e ka kundërshtuar policin duke i dhënë gaz motorit dhe duke shkaktuar një përplasje që ka lënduar efektivin në krah.

Policia thotë se i riu 25-vjeçar është konfliktuar fizikisht me punonjësin e policisë dhe pas kësaj ngjarjeje, ai është shoqëruar në komisariat ndërsa burime thonë se M.F rezulton të jetë punonjës i Forcave Ushtarake.

Ndërkohë, punonjësi i policisë është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Njoftimi i policisë

“Këtë të hënë rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve.

Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore.

Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit