“Vallja e Lubi Ballukut me aksesorë 1200 euro më e vogla”- Berisha: Po sfidove me luks të varfrit tregon se je shumë e pashpirt

Kreu demokrat Sali Berisha ka komentuar hapjen e fushatës së PS-së, duke thënë se kryeministri Edi Rama “duke e parë që e kanë braktisur, mbeti aty vallja e Lubisë dhe lubive të tjera me aksesore 1200 euro më e vogla.”

Advertisements

Berisha shtoi se nuk është koha t’u tregohen lukset njerëzve. “Po sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë e pashpirt”, theksoi ai.

Advertisements

Berisha: Edi Rama është shkaku kryesor i problemeve të qytetarëve. Takova përfaqësuesit e shoqatës së njerëzve të me aftësi të kufizuara. Për këta njerëz jo ka ndaluar në 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite tjera.

Prandaj Edi Rama mundohet t’i mbulojë dhe zhaba, hardhuca dhe zhapiqe. Prandaj ai, duke e parë që e kanë braktisur, mbeti aty vallja e Lubisë dhe lubive të tjera me aksesore 1200 euro më e vogla e shkonte 30-40 mijë euro të tjera.

Nuk është koha tu tregohen lukset të varfërve. Po sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë e pashpirt. Njësoj, edhe Rama vendos orën me 500 mijë euro me diamante. Pastaj ato njësoj, vazhdojnë hanë dardha si Rama.

Ishte një fushatë e denjë me vallen që e mbyllën. Ata kërcyen vallen e tre hajdutëve, sikur tua kisha shkruar unë atë skenar.