Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, ndërron jetë një person, lëndohen dy të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar sonte në fshatin Baballoq të Deçanit. Nga ky aksident ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Advertisements

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45. Më tej bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina.

Advertisements

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Baballoq-Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë tri persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga të lënduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që identiteti i viktimës dhe të lënduarve ende nuk është bërë i ditur. Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të kujdesshëm për të shmangur tragjedi të tilla.