‘Rama, frikë ndaj drejtësisë’, gazetari: Kryeministria ka ‘përzënë’ agjentët e SPAK, kishin shkuar në lidhje me…

Gazetari Poli Hoxha, në një intervistë televizive, ka komentuar kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se ky është një shenjë e presionit dhe shqetësimit të lartë nga ana e tij.

Advertisements

Sipas Hoxhës, ky presion është i lidhur me dosjen e inceneratorëve, e cila po zhvillohet dhe, siç pohon ai, është duke shkuar drejt fundit, me SPAK që tani është në kërkim të pjesës kryesore të kësaj çështjeje, që përfshin Këshillin e Ministrave.

Advertisements

“Një deklaratë që Rama bëri, ku tha ‘mos guxoni të vijnë të më marrin mua telefonin’, është një presion shumë i madh dhe është një shqetësim i real. Kemi kaluar në pjesën më të rëndësishme të hetimit të inceneratorëve, që përfshin Këshillin e Ministrave dhe sekretarin e përgjithshëm”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu theksoi se ka pasur përplasje dhe presione ndaj SPAK, duke përmendur rastet kur agjentët e SPAK janë përzënë nga Kryeministria dhe kërkesat e SPAK për informacione të nevojshme nuk janë përgjigjur.

Hoxha theksoi se ky presion është i dukshëm, dhe kur shihen kërcënimet nga politikëbërës dhe kryeministri vetë, kjo tregon se pas këtyre qëndrimeve ka një pjesë të fshehtë, siç është përplasja brenda institucioneve të drejtësisë.

“Të mos harrojmë edhe një deklaratë që është presioni më i madh nga Rama kur tha; mos të guxojnë të vijnë të më marrin mua telefonin, ne që jemi gazetarë dimë që ky është një shqetësim shumë i madh dhe ky presion është real. Në dijeni time jemi drejt përfundimit të pjesës më kryesore të inceneratorëve, që është ideimi, Këshillimi i Ministrave, sekretari i përgjithshëm dhe është drejt fundit dhe është edhe fakt që institucioni i KM nuk i përgjigjet SPAK, ka shkuar dhe ka kërkuar gjithë procedurën e mbledhjeve. A ka thënë Ahmetaj dy veta ne që ishim kundër… Ka pasur raste që janë përzënë agjentët e SPAK, dhe këtu ka pasur një përplasje dhe presione. Kur shikon një ajsberg nuk është ajo lart, kur del presioni në media, nga politikanë, nga vetë kryeministri kjo tregon se pjesa poshtë patjetër që ekziston… freno, mos hajde te celulari im, edhe pse ata e kanë celularin e tij, d.m.th komunikimet me të tretët, nuk kanë nevojë të kenë aparatin”, tha Hoxha.