Dosja ‘Toyota’/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryeprokurorin e Vlorës

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, në lidhje me përgjimet e dosjes “Toyota Yaris” dhe lidhjet me elementë kriminale duke ndërhyrë në çështjet e tyre penale.

Advertisements

SPAK kerkon 4 vite burg, duke llogaritur edhe gjykimin e shkurtuar, duke e zbritur me një të tretën dhe përfundimisht me 3 vite izolim. GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga Zarka dhe avokati i tij. Gjykata caktoi seancën e radhës në datën 5 maj, ora 09:00, kur do bëhet mbrojtja e të pandehurit dhe më pas shpallja e vendimit.

Advertisements