Pjesë e një akademie futbolli në Shkodër, aksidenti fatal me motorr i merr jetën 13-vjeçarit

Fabian Shpati, 13-vjeçari i cili pësoi aksident fatal me motorr në fshatin Stom Golem, të Shkodrës ka ndërruar jetë.

Advertisements

Ai po udhëtonte me shokun 16-vjeçar që humbi jetën në vend.

Advertisements

Të dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja, pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër, “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”. Akademia ka shkruar një mesazh ngushëllimi për vdekjen tragjike të të miturit.

“Lamtumirë Fabian…

Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare. Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve”, shkruhet në postim.