“Jam me Salën”/ Qytetari i përgjigjet telefonatës gjatë takimit, Berisha: Përshëndete! Do ju ulim çmimin e…

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati një takim me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiranës.

Advertisements

Gjatë takimit, ai foli për politikat që do të vendosë për biznesin e vogël, nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

Advertisements

Diku biseduar me qytetarët, njërit prej tyre i ra telefoni, i cili iu përgjigj: “Jam me Sali Berishën. Jam me Salën”, ndërsa lideri i iu kthye me batuta: “Përshëndete”.

“Do bëjmë gjithçka për frymëmarrje më të madhe sepse për ne biznesi i vogël është themelor për punësimin e njerëzve. Ne besojmë se duke i shpëtuar nga ngarkesa absurde fiskale, u mbeten para më shumë, e zgjerojnë më mirë biznesin dhe punësojnë dhe të tjerë dhe familjet marrin një mirëqenie më të mirë.

Do ulim çmimin e energjisë me tre herë. Çmimin e ujit me dy herë. Do rrisim tavanin pa taksa nga 140 mijë në 180 mijë euro. Pra, kemi një kuadër emergjence”, shtoi Berisha.