Fleta voluminoze krijon konfuzion/ Ja se si duhet të votoni më 11 maj, që vota juaj të quhet e vlefshme

Fleta e votimit për zgjedhjet e 11 majit është tejet voluminoze, teksa për herë të parë, në këto zgjedje do mund të votohet për partitë dhe kandidatët.

Advertisements

Për të gjithë ata që kanë paqartësi sa i takon mënyrës si duhet të votohet më 11 Maj, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i shpjegoi në detaje të gjithë hapat.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ u shpreh se ka dy mënyra votimi, për partinë ose koalicionin e partive. Ai theksoi se qytetari mund të votojë vetëm subjektin politik dhe të mos vërë asnjë kryq tek emri i një kandidati. Po ashtu e anasjellta, mund të shënohet vota për një kandidat edhe pa zgjedhur parti politike. Kreu i KQZ theksoi se nëse shënohen dy kryqe, fleta e votimit është përsëri e vlefshme.

Ai shtoi se nëse voton një parti, edhe kandidati duhet t’i përkasë po asaj partie. Në rast të kundërt, vota juaj nuk vlen.

“Do duhet të zgjedhë, o partinë o kandidatin! Nëse voton vetëm kandidatin, vota i shkon edhe partisë”, theksoi Celibashi.

Ai theksoi se në fletën e votimit janë edhe emrat e ‘garuesve’ në listë të mbyllur. Celibashi tha nëse vendosët kryqi tek njëri prej emrave tek kjo listë, fleta e votimit nuk “del jashtë loje”, por ama nuk ka sens. Sipas tij vota juaj s’ka vlerë në këtë rast. Kryekomisioneri tha se renditja e kandidatëve për deputet bëhet në bazë të votave më pas, për marrjen e mandateve. Megjithatë respektohet rregulli që kandidati i tretë në çdo listë duhet të jetë grua.