Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima.
Advertisements
Avokati ka sqaruar raste me të cilat përballen qytetarët në kohë fushatash elektorale. Referuar dhe faktit që na ndajnë më pak se një muaj nga Parlamentaret e 11 majit.
Advertisements
Avokati ka paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes me premtimet për marrje të lejeve të legalizimit në këmbim të votës, kjo pasi edhe ne rast se leja merret, ajo mund të shfuqizohet pas zgjedhjeve.
“Ligji 2020 ka mundësi që kur një person merr një urdhër të paligjshëm dhe jep një leje legalizimi, pra një drejtori vendore me një urdhër të paligjshëm e jep lejen, brenda institucionit është drejtoria e përgjithshme që pas fushatës mund të shfuqizojë lejen. Kjo sepse drejtoria ka karakter kontrollues. Kjo ka ndodhur dhe ndodh. Ekziston edhe kjo formë mashtrimi për të marrë votat.
Në këto zgjedhje pavarësisht se kush fiton mos harroni që do të delegoni në Kuvend njerëz që do të bëjnë ligjet, e mira të keni parasysh të votoni mjekët, avokatët dhe pedagogët. Nëse zgjedh këto persona nga çdo subjekt politik ndihmon sepse ata e dinë realitetin”, tha ai.