Në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha komentoi raportin vjetor të SPAK për dosjet e bujshme.
Advertisements
Hoxha tha se ajo që doli në dritë nga hakërrimi i e-maileve të prokurorëve është se një ish ministër po hetohet.
Advertisements
“Analiza vjetore përfshin vitin 2024, kreu i SPAK do raportojë dhe në parlament për punën vjetore. Dosja më e bujshme dhe njoftimi më i klikuar është dosja e Ilir Metës. Çështja e zotit Meta që u arrestua dhe vijon në paraburgim. Lloharitet dhe çështja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Prokuroria e cilëson si rekord hetimor të vetin.
Nëse do t’i qëndrojmë dosjes hetimore më të fundit, me hakërimin e e-malive, në njërin prej tyre është emri i një ish-ministri. Aty konfirmohet se SPAK po heton.
Prokuroria e Posaçme ka vendosur një platformë për denoncimin e krimeve zgjedhore dhe ka një fluks shumë të madh denoncimesh. Shumë shtetas shqiptarë kanë denoncuar edhe krahë të djathë të disa kandidatëve për deputetë që premtojnë vende punë dhe po kryen hetime si faza paraprake e krimeve zgjedhore”-u shpreh gazetarja Hoxha.