Rama, ironi me Berishën: Do të marrim më shumë mandate se sa kemi. Ore ja hoqën gjë “non gratën” bufit?

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se Partia Socialiste do të marrë më shumë mandate nga sa aktualisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Advertisements

Në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se në bazë të anketimeve që PS kryen fitorja është e sigurt, por se sa deputetë do të nxjerrë do ta thotë “zyrtarisht” në Kuç, njësoj si 4 vjet më parë.

Advertisements

Kreu i qeverisë nuk la pa ironizuar dhe drejtuesin e demokratëve Sali Berisha për çështjen e shpalljes së tij non grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

“Ore ja hoqën non gratën bufit, keni ndonjë informacion? Si shkoi puna? Nuk është se ndryshon gjë. Sikur nuk ja kanë hequr më duket. Ne do marrim më shumë mandate seç kemi.

Sesa do marrim do ta them me shkrim në Kuç, por me duhet dhe pak kohë për të kuptuar ku jemi. Por afër jam. Ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës. I kemi të gjitha trendet kapicë.

I kemi trendet për të parë luhatjet. Minimali është mbi atë që kemi. Sa mbi më duhet dhe pak kohë. Nuk ka aq shumë të pavendosur. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë”, tha Rama.