Disa ushqime që nuk duhet t’i hani para orës 10 të mëngjesit! Shmangini nëse doni të jeni në formë

Nga njëra anë, industria ushqimore e ka promovuar mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës, pavarësisht se anashkalimi i tij në fakt nuk ka efekte të këqija.

Advertisements

Nga ana tjetër, një mëngjes cilësor dhe i ekuilibruar përmirëson disponimin sepse truri merr lëndë ushqyese dhe siguron energjinë e nevojshme për ditën.

Advertisements

Për të pajtuar këto gjetje kontradiktore, është më mirë të shmangni disa ushqime në mëngjes, sipas Bright Side. Ja cilat janë dhe pse.

Gjalpë dhe bukë e thekur

Ndryshe nga sa mendojnë shumica e njerëzve, mëngjesi nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një vakt me pak yndyrë. Truku është të gjeni llojin ideal të yndyrës. Gjalpi përmban shumë vitamina të tretshme në yndyrë, ndër të cilat më të rëndësishmet janë vitaminat A, E dhe K2. Por përveç yndyrave të shëndetshme, ai përmban edhe shumë yndyrna të ngopura që mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut dhe të kontribuojnë në shtimin e peshës. Kjo sigurisht vlen nëse e merrni në sasi më të mëdha.

Pancakes dhe waffles

Jo të gjitha pancakes dhe waffles janë njësoj, varet nga çfarë janë bërë, nëse bëhen nga miell integral atëherë janë të pranueshme. Mirëpo, nëse ato janë me miell të bardhë dhe të pasura me sheqer, do të thotë se përmbajnë shumë karbohidrate të rafinuara, të cilat do t’ju bëjnë të uritur në dy ose tre orë.

Jogurt me pak yndyrë

Kos dhe produktet e qumështit me përmbajtje më të ulët yndyre janë zgjedhje mjaft të zakonshme, por produkte të tilla nuk përmbajnë mjaftueshëm proteina dhe përveç kësaj, për shkak të përmbajtjes së ulët të yndyrës, do të ndiheni shpejt të uritur. Hulumtimet kanë treguar se kosi me përqindje më të lartë yndyre kontribuon në humbjen e peshës.

Lëng i shtrydhur

Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngu i blerë në dyqan, duke i bërë ato një nga zgjedhjet më të këqija për mëngjes ose konsum në përgjithësi. Gjithashtu, ato nuk përmbajnë pothuajse asnjë fibër. Ekziston edhe një arsye tjetër pse një mëngjes i lëngshëm nuk është një zëvendësues adekuat i ushqimit të ngurtë. Shumë njerëz, nëse nuk përtypin, ndihen sikur nuk kanë ngrënë asgjë, kështu që shpejt duan të hanë diçka konkrete.