‘Henriku ka qenë zari im’! Nuredin Dumani vazhdon rrëfimet në seancën e radhës

Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po i përgjigjet pyetjeve të avokatit të të pandehurit, Henrik Hoxha.

Advertisements

Avokati, Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim?

Advertisements

Nuredin Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë. Unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim.

Avokati, Genti Rumano: Sa qëndrove atje?

Nuredin Dumani: Nuk e mbaj mend si kohë, por kam qëndruar deri natën që i ra Rusia-Ukrainës.

Avokati, Genti Rumano: Sa i ke premtuar Henrikut për vrasjen e Mashës?

Nuredin Dumani: I kam premtuar 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro paradhënie.

Henrik Hoxha nga kafazi: Është marrë porosia për djalin e Lulëzim Mashës. Nuk u gjend ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi.

Porosia ishte nga sakati, Aleksandër Baho.

Avokati, Genti Rumano: Ishe në Kosovë kur i dhe këtë porosi Henrikut?

Nuredin Dumani: Po, në Kosovë. Nuk mbaj mend me çfarë fola me të. Aplikacionin Matrix e kam marrë kur ka dalë. Në sky kam pasur pseudonimet “Alkatraz”, “covid19” dhe “Toto Rina”. Këto edhe në Matrix.

Henrikut s’e mbaj mend si e kishte emrin në SKY, por unë ja kisha vënë “Baftjari”.

Henriku ka qenë zari im.