Dalin emrat, kush janë të arrestuarit që u konfliktuan në Tiranë dhe personi që qëlloi

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe finalizuar hetimet për një konflikt të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku një 40-vjeçar u godit me qytën e një arme zjarri.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa shtetas, mes të cilëve janë identifikuar dhe arrestuar 8 persona.

Advertisements

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin A. Sh., 51 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit K. S. (P.), 40 vjeç, gjatë një përleshjeje në lokal. Nga e shtëna, për fat të mirë, nuk pati të lënduar, por shtetasi K. S. (P.) ka pësuar dëmtime të lehta.

Në përfundim të hetimeve, janë arrestuar 8 shtetas që morën pjesë në konflikt, duke përfshirë personat: Kasem Stani (Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj. Të gjithë këta janë akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Adrian Shabanaj.

Gjithashtu, në vendngjarje është gjetur arma e zjarrit pistoletë, e cila u sekuestrua nga autoritetet, bashkë me celularët e të arrestuarve dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimeve.

Policia po vazhdon punën intensive për kapjen e shtetasit Adrian Shabanaj, i cili akuzohet për përdorimin e armës gjatë konfliktit.

Njoftimi i plotë i policisë

Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.

Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta, dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.

Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.

Në pranga 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë.

Të arrestuarit-Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj. Ne kerkim eshte shtetasi Adrian Shabanaj

Gjendet në vendgjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.