Pashkët/ Fluks në pikat kufitare

Kapshticë- Këtë të enjte është rritur fluksi i shtetasve shqiptare që kalojnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës për të festuar Pashkët në vendin tonë.

Advertisements

Mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 4147 persona.

Advertisements

Ndërkohë më i ulët raportohet të jetë numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Sipas informacioneve te policisë kufitare, 2426 qytetarë kanë dalë nga territori ynë në 24 orët e fundit.

E njëjta situatë raportohet edhe për Kakavijën.

Pavarësisht fluksit situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është e qetë, qytetarët shprehen se nuk kanë patur probleme në udhëtimin e tyre as në doganën Greke as në atë shqiptare.

Fluksi i shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kanë zgjedhur të festojnë në Shqipëri pritet të rritet gjatë ditëve në vijim.

Pushimet kanë zgjedhur ti kalojnë me familjarët dhe të afërmit e tyre në vendlindje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.