I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer për herë të parë atentatin e ndodhur më datë 29 Mars 2022 në aksin nacional Elbasan-Peqin. Makina BMW X5 me të cilën ai udhëtonte u bë shoshë nga plumbat, pasi ra në pritë ndërkohë që ishte nisur për të kryer vrasje.
Advertisements
Në seancën e zhvilluar sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Nuredin Dumani ka rrëfyer me detaje se në fakt edhe përse ishte në arrati dhe një ndër njerëzit më të kërkuar, ai kishte marrë porosi për të vrarë në Elbasan shtetasin Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit.
Advertisements
“S’kam pas atë ditë informacion se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Otin”, është shprehu ai.
Ndryshe nga çfarë ishte deklaruar deri tani se ishte nisur të hiqte qafe Talo Çelën, i penduari i SPAK ka treguar se në të vërtetë po udhëtonte nga Fieri drejt Elbasanit për të vrarë Otin.
“Isha me X5 të vjedhur. Morëm dy kallashë me silenciatorë, një pistoletë Zastava, ruse. Një do t’ia jepja Suel Çelës, tjetrën do e mbaja për ta goditur. Henriku nuk më jepte informacion për Otin. E pyeta Suelin kur i çova foto Suelit, i thashë nuk e shoh mirë gjendjen. Makina që bëri atentatin ishte me targa greke. Më bëri foto makinën. I mbaj mend edhe sot fytyrat e tyre.
Fola me Suelin e pyeta, se s’po dilte Oti, i çova vendin e makinës ku jam te kthesa e Cërrikut. Pashë disa makina, kam identifikuar 5 makina. Nuk e shoh mirë situatën i them Suelit, po largohem. 5 minuta më pas makina që më bëri atentatin mori për Cërrik.
Më bllokoi rrugën makina me targa greke, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re pas makinën tjetër që vinte. Një moment djathtas shoh që më gjuajnë me armë. Atë moment një E Class vishnje pashë. Ktheva instiktivisht, pashë 3 veta, dy gjuanin e shoferi. I dhashë gaz makinës, kur gjuajtën për së dyti më kapën plumbat. Ndalova makinën te një lokal, dhe kam zbritur në tokë”, ka thënë Nuredin Dumani.