Moderatori Labinot Gashi ka folur sërish për raportin e krisur me Dafina Zeqirin, duke theksuar se ajo nuk e ka vlerësuar. Labinoti dhe Dafina, dikur miq, sot nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Advertisements
“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram”, tha ai.
Advertisements
Më tej, Labinoti rrëfeu se ai ka ngrënë bukë me të dhe i ka qëndruar pranë për vite me radhë, duke sqaruar se e ka quajtur “mosmirënjohëse” për shkak se këngëtarja nuk e ka ftuar në ditëlindje:
“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta “mosmirënjohëse”, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në “Big Brother”, vijoi ai.
Por sërish, Labinoti nuk e kurseu një urim për shtatzëninë e këngëtares:
“Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti”, tha ai.