Dëshmia e re e Dumanit: Morëm 2 kallashë me silenciator, 200 mijë euro ishte porosia për të hequr njërin qafe

“Morëm dy kallashë me silenciatorë dhe një pistoletë”, Dumani për atentatin ndaj Otit: S’e pashë mirë situatën, më qëlluan me armë

Advertisements

Tiranë – Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë” po vijon këtë të enjte. Nuredin Dumani po jep sërish dëshmi në sallën e gjyqit dhe po pyetet nga avokati Gentian Rumano, raporton noa.al duke cituar Top Channel.

Advertisements

Avokati Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim?

Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë. Unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim.

Avokati: Sa qëndrove atje?

Dumani: Nuk e mbaj mend si kohë, por kam qëndruar deri natën që i ra Rusia Ukrainës.

Avokati: Sa i ke premtuar Henrikut për vrasjen e Mashës?

Dumani: I kam premtuar 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro paradhënie.

Henrik Hoxha nga kafazi: Është marrë porosia për djalin e Lulëzim Mashës. Nuk u gjend ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi. Porosia ishte nga sakati, Aleksandër Baho.

Avokati: Ishe në Kosovë kur i dhe këtë porosi Henrikut?

Dumani: Po, në Kosovë. Nuk mbaj mend me çfarë fola me të. Aplikacionin Matrix e kam marrë kur ka dalë. Në Sky kam pasur pseudonimet “Alkatraz”, “Covid19” dhe “Toto Rina”. Këto edhe në Matrix.

Henrikut s’e mbaj mend si e kishte emrin në SKY, por unë ia kisha vënë “Baftjari”.

Avokati: A të ka takuar ndonjëherë në Kosovë Aleksandër Baho.

Dumani: Po, disa herë. Ka ardhur me makinat e veta, njëherë me një CLS, njëherë me një AudiA8. Ka ardhur edhe për qef në Kosovë, të takohej me mua. Porosinë për Lulëzim Mashën ma la dhënë Suel Çela.

Më tha, që e ka për persona të tjerë. Përveç Çelës për këtë vrasje kam folur me Aleksandër Bahon. Komunikimi im me Suel Çelën. Kontaktin ma ka dhënë Fatmir Troplini.

Avokati: Ju keni thënë që Sueli ka rrahur Arben Lazen?

Dumani: Po.

Avokati: Pse more porosinë e Suelit?

Dumani: Për interes. Fillimisht për 150 mijë euro e pastaj për 200.

Avokati: Të ka treguar Baho si njihej me Suel Çelën?

Dumani: Jo. Sueli nuk më ka treguar ndonjëherë për arsyen e kësaj porosie. Kur i tregova Henrikut, më tha që e njoh (Lulzim Mashën) dhe që është plak i mbaruar. Punën ja dhashë Henrikut. I kam dhënë disa mjete për këtë punë, në golf4, dy armë, një “uzi” pistol dhe një pistoletë 19mm.

Henrik Hoxhaj- Dumanit Nga e ke marrë porosinë për familjen Masha?

Henrik Hoxhaj: E ndërrove porosinë, ishte për djalin e tij. Arsyeja pse, ishte se djali ishte në Maqedoni. Informacionet për hyrje – daljet e tij janë marrë nga “Sakati” (Aleksandër Baho). Shuma ishte 150 mijë euro. Kur djali do vinte, kishte 200 mijë euro me vete. Lekët që do merreshin do ishin ekstra. Kemi pritur gati 1 vit për ta bërë. Në mëngesë të djalit ishim të detyruar të vrisnim babain që të vinte në varrim.

Rumano: A të ka kërkuar Aleksandër Baho të vrasësh Lulzim Mashën për llogari të personave të tjerë?

Dumani: Jo. Më ka kërkuar që të mos them se kemi kontakt bashkë.

Rumano: Ti ke deklaruar se të ka kërkuar Aleksandër Baho që të vrisje Lulzim Mashën.

Dumani: Suel Çela do të bëjë një punë më ne më tha. Ma tha Aleksandër Baho kur ka ardhur në Kosovë. Nuk i kam folur Suel Çelës për Henrik Hoxhaj. Në dijeninë time Sueli me Henrikun nuk kanë folur, por fshehtas, po. Në momentin që u plagosa unë, kanë folur bashkë.Kam pasur dy telefona, Sueli e hoqi Matrix, pas vrasjes së Bled Muçës. Me Behar Bajrin kam folur përmes Elton Bashës. I ka thënë Eltoni, Arlind Bushatit që u vra tani në Shkodër në ngjarjet me Licët që e kam shok. Behar Bajri më kërkoi të bëja goditje për të për Dorian Dhulin, Genc Tafilin. I kërkova 1 milionë e gjys euro. E pranoi shumën.

Unë i kërkova në këmbim Bajrit, Talo Çelën. Ma ofroi. Më ndihmo ti tha se e gjej unë. I kërkova ta gjej ku është. Më tha ai kam informacion se kishte informacion. Më tha ishte në Serbi, i thashë gënjen.

Rumano: Ke deklaruar që Talo Çela strehohej te Suel Çela.

Behar Dibra: Ndalojini pyetjet e avokatit. Mbi çfarë baze i bën këto pyetje? Janë pjesë e një tjetër hetimi.

Në lidhje me atentatin e Oti Kilës Dumani tha: Isha me X5 të vjedhur. Morëm dy kallashë me silenciatorë, një pistoletë Zaatava, ruse. Një do t’ia jepja Suel Çelës, tjetrën do e mbaja për ta goditur. Henriku nuk më jepte informacion për Otin. E pyeta Suelin ku i çova foto Suelit, i thashë nuk e shoh mirë gjendjen. Makina që bëri atentatin ishte me targa greke. Më bëri foto makinën. I mbaj mend edhe sot fytyrat e tyre.

Fola me Suelin e pyeta, se s’po dilte Oti, i çova vendin e makinës ku jam te kthesa e Cërrikut. Pash disa makina, kam identifikuar 5 makina. Nuk e shoh mirë situatën i them Suelit, po largohem. 5 minuta më pas makina që më bëri atentatin mori për Cërrik. Më bllokoi rrugën makina me targa greke, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re pas makinën tjetër që vinte. Një moment djathtas shoh që më gjuajnë me armë. Atë moment një E Class vishnje pashë. Ktheva instiktivisht, pash 3 veta, dy gjuanin e shoferi. I dhashë gaz makinës, kur gjuajtën për së dyti më kapën plumbat. Ndalova makinën te një lokal, dhe kam zbritur tokë. S’kam pas atë ditë informacion se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Otin.

I pyetur për Talo Çelën, Dumani: Nuk di gjë ku është. Përditë kërkoj informacion ku është.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.