Aksident me pasoja tragjike në Tiranë – një i ri ka vdekur dhe një është plagosur

Aksident tragjik në “Shkallën e Tujanit” – humb jetën një 29-vjeçar, një tjetër i plagosur

Advertisements

Tiranë – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:55, në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi M. Sh., 29 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në të njëjtin automjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al