Atentat i frikshëm në Tiranë, katër persona janë plagosur. Mes tyre dy fëmijë

Një atentat i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë me pasojë plagosjen e katër personave, mes tyre 2 fëmijë, një prej të cilëve po lufton me vdekjen në spital.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi sonte, rreth orës 21:50, raporton noa.al.

Advertisements

Oak minuta më pas, në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Sakaq autorët janë zhdukur. Ata kanë djegur një makinë dhe janë larguar duke shmangur prova të mundshme inkriminuese.

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Shkozës kur nga një makinë u qëllua me armë zjarri në drejtim të disa burrave duke plagosur katër.

Sulmi ishte nga makina në makinë dhe dyshimet janë se makina me targa AB 002 MD u dogj në Lundër.

Pak minuta më vonë, në Londër, makina e krimit u gjet nën flakë.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Raportohet se personat e plagosur ishin në mjetin e kompanisë së sigurisë, Pelikani Security.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Tre prej të plagosurve, noa.al mëson se janë jashtë rrezikut ndërsa i mituri 11 vjeçar është rëndë.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Vijon…