U qëllua në atentat, djali 11-vjeçar i pronarit të “Pelikan Security” në reanimacion! Për një shkronjë të targës u ngatërrua shënjestra? Pistat e hetimit dhe lidhja me ekzekutimin e babait te Roan Brahimit

Vazhdon të mbetet e rëndë gjendja e 11-vjeçarit Dior Demiraj, djalit të pronarit të “Pelikani Security”, i cili u qëllua në një atentat me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) teksa kthehej nga festa e ditëlindjes së tij.

Advertisements

I mituri mësohet se ndodhet në reanimacion tek Spitali i Traumës në kryeqytet. 11-vjeçari ndodhej në automjetin tip G Class, që drejtohej nga shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa, 34-vjeç, së bashku me të vëllanë 17-vjeçarin Mark Bardhi Demiri, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, shokun e tyre, Kian Mullahi, 19-vjeç, kur ranë pre e një atentati.

Advertisements

Tre të rinjtë mbetën të plagosur, ku gjendja e vëllait të 11 vjeçarit mbetet stabël, ndërsa dy të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngatërrimi i shënjestrës?

Ndërkohë hetimet për atentatin ku u qëlluan me breshëri plumbash të rinjtë në Tiranë kanë marrë tjetër kthesë, pasi hetuesit dyshojnë për ngatërrim të objektivit të autorëve.

Raportohet se shënjestër mund të ketë qenë bashkëshortja e Roan Demirit, babai i të cilit u ekzekutua në Pllanë të Lezhës rrerth 45 para atentatit në Tiranë.

Gjovalin Prendi ndodhej brenda lokalit të tij në Lezhë, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt 65-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Bashkëshortja e Roan Brahimit dyshohet se ka qenë në Pllanë, ku u ekzekutua vjehrri i saj, dhe është kthyer për në Tiranë në drejtim të banesës së saj në Lundër me automjetin e saj tip G Class.

Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër dhe një germë ndryshe nga targa e G Class ku udhëtonin 4 të rinjtë që ishte në pronësi të Vesel Demirajt, pronarit të Pelikani Security, detaj që dyshohet se ka ngatërruar atentatorët që kanë vendosur në shënjestër makinën e gabuar ku udhëtonin të rinjtë.

Autorët që ishin me një motor Dukati janë vendosur në ndjekje të G Class tek rrethrrotullimi i Shkozës dhe më pas i kanë ndjekur duke i qëlluar në ecje. Hetuesit kanë dyshime se më pas autorët i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar.

Blutë deri tani nuk ka gjetur as motorin as ndonjë automjet të djegur, që mund t’i përkasë autorëve.

Dinamika

Një festë ditëlindje për pak e kthyer në tragjedi! Katër të rinjtë që ranë pre e një atentati mafioz në Tiranë, raportohet se kishin shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista e garave sepse 11-vjeçari Dior Demiraj kishte ditëlindjen.

11-vjeçari, vëllai i tij Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, si edhe shoku i tyre, Kian Mullahi, 17-vjeç (i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët) shoqëroheshin në automjetin tip G Class nga Arens Stafa, 34-vjeç, shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security”.

Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin edhe komshinj prej kohësh pasi i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin te Rolling Hills, ndërsa makina me targë AB002MD ishte në pronësi të Vesel Demiraj.

Ata janë dërguar në Pjezë tek pista e garave nga shoferi i “Pelikani Security”, Arens Stafa, ku të rinjtë pasi kanë festuar atje, janë kthyer për në Lundër te banesat e tyre ku do të festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët.

Gjatë kthimit janë dalë në Unazë për të udhëtuar drejt Lundrës, por kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21: 30, për vijuar ecjen në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë.

Fuoristradë iu është afruar G Class dhe ka nisur të qëllojnë me breshëri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të mbërritur te banesat e tre të rinjve.

Por, gjatë tentativës për t’u larguar automjeti, si pasojë e të plumbave të shumta më armë, nuk i kanë mbajtur frenat dhe është përplasur në vendin ku edhe u gjet makina tip G Class. Kanë qenë njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë dhe kanë parë automjetin.

Raportohet se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët të tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë s’kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre.