E rëndë! Djali nga Fieri ka përdh**uar një vajzë, kapet nga policia. Emri

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të rëndësishëm në kuadër të luftës kundër kriminalitetit ndërkombëtar. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe homologët e Interpol Roma, ka ekzekutuar operacionin e koduar “Operacionalja 38”.

Advertisements

Në fshatin Cakran të Fierit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Erbin Nazeraj, 24 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, me 6 vite burg, për marrëdhënie seksuale me dhunë, keqtrajtim ndaj personit, si dhe vjedhje.

Advertisements

Lokalizimi dhe arrestimi i tij u bë pas shkëmbimit të informacioneve me partnerët italianë dhe koordinimit të ngushtë institucional. Interpol Tirana është në proces bashkëpunimi me autoritetet italiane për finalizimin e ekstradimit të tij në Itali. /noa.al