Gazetarja Klodiana Lala komentoi në një intervistë televizive, arrestimin e një 38-vjeçari në Lushnjë, i cili u denoncua nga një qytetar për përdorim të paligjshëm të kartës së identitetit dhe tentativë për blerje vote në favor të Partisë Demokratike, kundrejt shumës prej 500 eurosh.
Advertisements
Lala u shpreh se qytetari i përfshirë duhet të përballet me drejtësinë, por theksoi se ky nuk është thelbi i krimit zgjedhor në Shqipëri. Sipas saj, në prapaskenë po ndodhin manipulime shumë më të mëdha, me miliona euro që po shpërndahen nga kandidatët për të siguruar vota.
Advertisements
Ajo ngriti alarmin për strukturat e mirëorganizuara që po veprojnë në mënyrë sistematike për të vjedhur zgjedhjet. “Kemi të bëjmë me krim të organizuar që po del hapur në sipërfaqe. Në Elbasan, për shembull, janë duke u rrahur shtabet elektorale për votat e një vajze pa asnjë kontribut politik,” – u shpreh gazetarja.
“Është një qytetar që ka shkuar në polici dhe ka thënë se Marin Leka më ka marrë ID dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar për PD-në. Policia e ka gjetur ID-në në banesën e Lekës dhe e ka arrestuar.
Krimi zgjedhor është shumë i madh dhe duhet të jetë fokus i prokurorisë. Përdorimi i fushatës, miliona euro që investohen në fushatë, milionat që investohen për takimet me diasporën nga shumica dhe opozita, ndikimi i krimit të organizuar në sistemin elektoral. Rasti tipik është kur administrata vihet nën presion me legalizime, me vendet e punës. Janë milionat që shpenzojnë kandidatët për deputetë për të blerë votat e tyre. Nuk duhet të kapin qytetarin. Ai le të vuajë dënimin, por ka struktura të organizuara që bëjnë blerjen e votave, përmes presionit, premtimeve, shpërndarjen e parave. Nuk është ky personazhi.
Krimi zgjedhor duhet ndëshkuar, por dy rastet tipike është në dy dosjet ‘339’ dhe ‘184’ që u mbyllën. Drejtësia dështoi në këto raste. Mazhoranca kishte krijuar një strukturë solide dhe të mirorganizuar për të vjedhur vota.
Në Shqipëri tani po del krimi i organizuar. Në Elbasan po rrihen shtabet elektorale të mazhorancës për votat e një vajze pa kontribute dhe e denoncoi edhe z. Berisha. Elbasani, Fier, Durrësi, Shkodra, Vlora, Tirana janë qarqet kryesore gjatë fushatës ku krimi i organizuar është prezent gjatë fushatës”– tha Lala.