Atentati në Lundër/ Eksperti i sigurisë zbulon tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i…

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal tek atentati në Lundër, ku mbetën të plagosur 4 persona. Softa thotë se autoritete po hetojnë në disa pista, por dyshohet se në automjet të ketë qenë dhe një person i pestë i cili më pas të jetë larguar. Mendohet se në fakt ai ka qenë objektivi. Megjithatë sipas ekspertit të sigurisë ekziston mundësia që atentati të jetë bërë për si hakmarrje edhe nga ndonjë biznes për shkak të gjobavënies.

Advertisements

“Të mendosh që ka ngatërruar objektivin. Në raste të shumta nuk kanë gabuar, siç ishte dhe rasti në Greqi që ne ndoqën derisa e eliminuan. Por, në Lezhë grupet kriminale kanë bërë dy atentate të dështuara deri në eliminim.

Advertisements

Unë mendoj se do ketë pista të tjera, mund të jetë gjobëvënia ndaj një biznesi, ose hakmarrja, të gjitha këto duhet të jenë pista që duhen ndjekur. Ka dyshime të forta gjithashtu se mund të ketë qenë një person i pestë në makinë i cili më pas është larguar, dhe dyshohet që objektivi të ketë qenë ai personi i pestë”, tha Softa./