Gruaja e Roan Brahimit flet për atentatet në Lezhë dhe Tiranë, zbardhet dëshmia në Polici

Bashkëshortja e Roan Brahimit alias Sidorel Prendit ka dëshmuar në Polici në lidhje me atentatin e rejgistruar në fshatin Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua brenda lokalit të tij, vjehërri i saj, 64-vjeçari Gjovalin Prendi.

Advertisements

Burime për mediat bëjnë me dije se e veja ka thënë se nuk ka asnjë dijeni se kush qëndron prapa vrasjes së Gjovalin Prendit. Ajo ka pohuar para hetuesve se nuk ka konflikte, por nuk ka përjashtuar problemet që ka patur bashkëshorti i saj me persona të tjerë, i cili është vrarë në Athinë në Maj të vitit të kaluar.

Advertisements

Lidhur me dyshimet e hetuesve që atentati i së enjtes në Tiranë ku u plagosën 4 veta mund të ketë lidhje me vrasjen në Lezhë të vjehrrit të saj, bashkëshortja e Roan Brahimit (Sidorel Prendit) sërish është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për lidhje me ngjarjen.

Policia dyshon se atentati me 4 të plagosurit në Tiranë, mes të cilëve edhe dy fëmijë, mendohet që të jetë ngatërruar objektivi. Kjo për shkak se, sipas hetuesve, bashkëshortja e Roan Brahimit ka në posedim një automjet Benz G-Class njësoj si ajo me të cilën udhëtonin 4 të plagosurit dhe banon në të njëjtën lagje me ta në “Rolling Hills”

Sipas të njëjtave dyshime, autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë, kanë dashur të vrisnin edhe bashkëshorten e Roan Brahimit në Tiranë. Por kjo pistë është në kuadrin e dyshimeve dhe nuk është varianti zyrtar i policisë.