Ngjarje tragjike/ 38-vjeçari vetëvritet me armë zjarri në banesë

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Kamëz. Policia thotë se ai mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në bulevardin “Nënë Tereza” të Kamzës.

Advertisements

“Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.