Një hakmarrje e përgjakshme, mund të thuhet për eliminimin e familjes Prendi në Pllanë të Lezhës. Goditja më e fundit ndaj kësaj familje ishte, ajo e mbrëmjes së 17 prillit, ku në lokalin e tij në Lezhë, u ekzekutua Gjovalin Prendi, babai I të ndjeri Roan Prendit, I cili u vra në athinë më 9 Maj të vitit 2024.
Advertisements
Vetëm një orë pas eliminimit me kallashnikov të Gjovalin Prendit, dyshohet se armiqtë e përbetuar të Roanit I cili njihej edhe me mbiemrin Brahimi, pasi I ekzekutuan babanë, në objektiv kishin një tjetër familjarë, gruan e tij. Por policia dyshon se objektivi për eliminimin e gruas së Roan Brahimit u ngatërrua duke u qëlluar në drejtimi të një automjeti tjetër, e duke lënë të plagosur 4 persona.
Advertisements
Por kush është Roan Brahimi?
32-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në mes të Athinës. Ai është qëlluar nga dy persona që lëviznin me motor në prezencë të partneres tjetër të tij që kishte në Athinë. Roan Brahimi kishte mbërritur aty 3 ditë para se të vritej, ndërsa më herët kishte qenë në Dubai. Për Policinë shqiptare, Brahimi ishte person në kërkim, por nuk ishte arritur as të shoqërohej për t’u marrë në pyetje. Roan brahimi njihej si një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt.
Por si lindi hasmëria mes tyre?
Vite më parë, sipas policisë Roan Brahimi kishte njohje shoqërore me Ervis Martinajn dhe ushtarët e tij. Por një konflikt me Ylli Brahimin, pasi për shkak të një borxhi bixhozi u kthye në mollë sherri. Ylli Brahimi, dyshohet se e thërriti Roan Brahimin në një prej bazave të Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. Në atë vend, Roan Brahimi është rrahur barbarisht dhe është nxjerrë i gjakosur.
Pasi ka dalë nga ai vend, ai është betuar se nuk do ia falte kurrë Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Emri i Roan Brahimit del edhe në disa vrasje të tjera, pavarëisht se zyrtarisht ndaj tij nuk është mundur të vërtetohet akuza. Për sa i përket vrasjes së Gentian Bejtes në Larshukë në mars të vitit 2024m po ashtu u dyshua Roan Brahimi. Personi që u arrestua si i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtes, Ilir Brahimi, është kunati i Roan Brahimit.
Po ashtu Ilir Brahimi është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, i njohur si krahu i djathtë i Vis Martinajt, mësohet se mes tyre kishte një krisje marrëdhënieje. Aq sa bashkë me Roan Brahimin ishin kthyer në armiq të Ervis Martinajt dhe Ylli Brahimit.
Roan Brahimi u shpall në kërkim fillimisht edhe në vitin 2021, për një incident të rëndë që ndodhi në një lokal në Zejmen të Lezhës, më 13 nëntor të atij viti pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar i Ramazan Rrajës, Roan Brahimit dhe Alesio Dobrozit. Të armatosur dhe me maska, ata u futën në lokal për të gjetur kushëririn e pronarit të lokalit, me të cilin kishin konflikt. Policia tha në atë kohë se tre të dyshuarit, përfshirë edhe Roan Brahimin ishin larguar jashtë vendit, në drejtim të Dubait.