Aksident në Tapizë! Shoferi 33-vjeçar përplaset me një mjet tjetër. Ndërron jetë drejtuesja 69-vjeçare

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tapizë, ku një 33-vjeçar ka përplasur automjetin e një 69-vjeçareje, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është konfirmuar nga policia e Krujës.

Advertisements

Shoferi, shtetasi V. Z., është arrestuar nga autoritetet dhe po mbahet në izolim, për shkak të përplasjes që çoi në fatalitet.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin