Mbeti i plagosur nga atentati i djeshëm në Tiranë, 11-vjeçari do të dërgohet për kurim në Romë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjendjen e 11-vjeçarit të plagosur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në Tiranë.

Advertisements

11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në spital me parametra stabël, teksa i mituri do të dërgohet për mjekim dhe shërbim më cilësor jashtë vendit përkatësisht në Romë. Shpresojmë që i mituri pas trajtimeve jashtë vendit të arrijë të rikuperojë veten dhe të rikthehet në vend pa asnjë problematikë nga plumat që përpak sa nuk i morën jetën.

Advertisements

11-vjeçari mbeti i plagosur pasi po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij. Fatmirësisht ai arriti tu mbijetonte plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri të cilat u hodhën me breshëri drejt mjetit “C Class” me të cilën po udhëtonte. I mituri ndodhej në automjet së bashku me tre persona të tjerë të cilën mbetën të plagosur.

Të plagosur mbetën 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj. 34-vjeçari dhe 17-vjeçari morën plagë në dorë dhe krah. Dy të miturit e tjerë menjëherë pas ngjarjes janë futur në sallën e operacionit ku fatmirësisht ia dolën të luftonin për jetën e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.