Edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako, të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të ndjekur në vend.
Advertisements
Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 4” do të zhvillohet të shtunën, dhe atmosfera është ndezur maksimalisht. Teksa shumë pak na ndan nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar…
Advertisements
Sa i përket natës së madhe të finales së 19 prillit, ajo nuk do të zhvillohet në një studio si zakonisht, por në dy studio paralele. Si kurrë më parë, spektakli do të vijë me këtë risi dhe shumë surpriza priten të ndodhin.
Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” pritet të jetë një spektakël i paharrueshëm. Jo vetëm një mbrëmje e dedikuar etheve të këtij ‘reality show’, por dhe performanca nga yjet e “Big Brother VIP” dhe plot të ftuar special në një studio paralele me atë të BBV.
Vetëm pak çaste më parë, janë konfirmuar disa nga emrat që do të performojnë në skenën madhështore të spektaklit. Besa Kokëdhima dhe Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori, Riki, si dhe nga vetë finalisti Gjesti! Për të mos humbur këtë natë plot emocione, blini biletat dhe ju për ta ndjekur nga afër finalen e 19 Prillit!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.