Atentati ku u plagosën 4 persona/ Pas 17-vjeçarit, niset për kurim jashtë vendit dhe 11-vjeçari! Si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Dy nga 4 personat që mbetën të plagosur një ditë më parë (17 prill) nga një atentat në Tiranë janë transportuar për mjekim jashtë vendit.

Advertisements

Pelikani security atentat

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta raporton se përpos 17-vjeçarit Marko Demiraj, që u nis më herët për kurim jashtë vendit, është nisur për kurim jashtë edhe 11-vjeçari i plagosur, Dior Demiraj.

Gjendja e 11-vjeçarit paraqitet e rëndë. Kujtojmë mbrëmjen e djeshme makina me te cilën ata po udhëtonin u sulmua me breshëri plumbash, ku u plagosën edhe Arens Stafa dhe Kian Mullai.

Dy vëllezërit Demiraj ndodheshin në automjetin tip G Class, që drejtohej nga shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa, 34-vjeç, së bashku me shokun e tyre, Kian Mullahi, 19-vjeç.

NGATËRRIMI I SHËNJESTRËS?

Hetimet për atentatin me 4 te plagosur kanë marrë tjetër kthesë, pasi hetuesit dyshojnë për ngatërrim të objektivit të autorëve.

Raportohet se shënjestër mund të ketë qenë bashkëshortja e Roan Demirit, babai i të cilit u ekzekutua në Pllanë të Lezhës rrerth 45 para atentatit në Tiranë (17 prill).

Gjovalin Prendi ndodhej brenda lokalit të tij në Lezhë, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt 65-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Bashkëshortja e Roan Brahimit dyshohet se ka qenë në Pllanë, ku u ekzekutua vjehrri i saj, dhe është kthyer për në Tiranë në drejtim të banesës së saj në Lundër me automjetin e saj tip G Class.

Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër dhe një germë ndryshe nga targa e G Class ku udhëtonin 4 të rinjtë që ishte në pronësi të Vesel Demirajt, pronarit të Pelikani Security, detaj që dyshohet se ka ngatërruar atentatorët që kanë vendosur në shënjestër makinën e gabuar ku udhëtonin të rinjtë.

Autorët që ishin me një motor Dukati janë vendosur në ndjekje të G Class tek rrethrrotullimi i Shkozës dhe më pas i kanë ndjekur duke i qëlluar në ecje. Hetuesit kanë dyshime se më pas autorët i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar.

Blutë deri tani nuk ka gjetur as motorin as ndonjë automjet të djegur, që mund t’i përkasë autorëve.

DINAMIKA E ATENTATIT NË TIRANË

Një festë ditëlindje për pak e kthyer në tragjedi! Katër të rinjtë që ranë pre e një atentati mafioz në Tiranë, raportohet se kishin shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista e garave sepse 11-vjeçari Dior Demiraj kishte ditëlindjen.

11-vjeçari, vëllai i tij Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, si edhe shoku i tyre, Kian Mullahi, 17-vjeç (i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët) shoqëroheshin në automjetin tip G Class nga Arens Stafa, 34-vjeç, shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security”.

Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin edhe komshinj prej kohësh pasi i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin te Rolling Hills, ndërsa makina me targë AB002MD ishte në pronësi të Vesel Demiraj.

Ata janë dërguar në Pjezë tek pista e garave nga shoferi i “Pelikani Security”, Arens Stafa, ku të rinjtë pasi kanë festuar atje, janë kthyer për në Lundër te banesat e tyre ku do të festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët.

Gjatë kthimit janë dalë në Unazë për të udhëtuar drejt Lundrës, por kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21: 30, për vijuar ecjen në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë.

Fuoristradë iu është afruar G Class dhe ka nisur të qëllojnë me breshëri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të mbërritur te banesat e tre të rinjve.

Por, gjatë tentativës për t’u larguar automjeti, si pasojë e të plumbave të shumta më armë, nuk i kanë mbajtur frenat dhe është përplasur në vendin ku edhe u gjet makina tip G Class. Kanë qenë njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë dhe kanë parë automjetin.

Raportohet se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët të tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë s’kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre.

VRASJA E GJOVALIN PRENDIT

Babai i Roan Brahimit u ekzekutua në një atentat në Lezhë mbrëmjen e së enjtes (17 Prill).

64-vjeçari Gjovalin Prendi ka qenë duke konsumuar kafe në lokal dhe disa persona të armatosur kanë mbërritur në vendngjarje me maikë duke e qëlluar me breshëri plumbash.

Familjarët e dërguan në spitaln por nuk ka mundur dot t’u shpëtojë plagëve të marra.

Ndërkohë ditën e sotme (18 Prill) është gjetur një automjet i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm ku dyshohet që mund të jetë përdorur nga atentatorët që kryen ekzekutimin e 65-vjeçarit në fshatin Pllanë.

Gjovalin Prendi është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u vra në Athinë në 9 Maj 2024.

Emri i Roan Brahimit është i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

VRASJA E ROAN BRAHIMIT

Nje vit me pare persona të panjohur me motor qëlluan për vdekje shqiptarin, i cili ishte në makinë me gruan e tij, e cila u plagos lehtë.

Makina është ndalur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Fëmija shtatë vjeçar i çiftit, i cili po luante në shesh me gjyshen, ka parë me sytë e tij vrasjen e të atit, sipas dëshmitarëve okularë.

Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.

Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Ekzekutorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën pa u shqetësuar për kalimtarët, sipas MEGA që ka rindërtur me video dinamikën e krimit.

Dy autorët mbajnë skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.

Dy plumba i morën jetën të riut. Gruaja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.

PO KUSH ISHTE ROAN BRAHIMI?

Janë një sërë ngjarjesh ku ai është dyshuar si i përfshirë. Në fakt, i riu, sipas të dhënave jozyrtare është një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt, e për pasojë në disa raste emri i tij është shënuar në listën e personave që duhej të merrej në pyetje. Ai doli në skenë në një ngjarje horror të ndodhur në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës pak vite më parë. I veshur me rroba si të policisë, dyshohet se ishte një ndër katër personat e armatosur që kërkuan të takonin pronarin e lokalit, që për fat nuk ishte në ato ambiente. Qëlluan me armë në lokal dhe më pas u larguan.

Policia e Lezhës tentoi ta shpallte në kërkim, por asnjëherë nuk u kërkua për atë ngjarje, edhe pse emri i tij u denoncua si pjesëmarrës në atë ngjarje. Më vonë, kur emri i tij sërish konsiderohej si një prej personave të dyshuar ose që mund të kishte dijeni për ngjarjen lidhet me aktin horror të 17 korrikut të dy viteve më parë, kur në Urën e FushëKrujës iu zu pritë Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij. Në urdhrin e lëshuar pak orë pas ngjarjes, emri i Roan Gj. Brahimit ishte renditur i katërti ndër gjashtë persona që duhej të gjendeshin dhe të merreshin në pyetje për masakrën me tre të vrarë dhe të djegur më pas, në mes të ditës dhe në arterien rrugore më të mbingarkuar të vendit.

Në fakt, nuk dihet sot e asaj dite nëse Roan Brahimi u mor në pyetje apo jo, por dyshimet për të ranë edhe për dy atentate ndaj Ylli Brahimit në Milot, u dyshua edhe për një atentat në Shkozet, edhe për lidhje të fuqishme me persona që kanë drejtuar grupe të fuqishme kriminale, por u tha se ai u largua nga Shqipëria kohë më parë.

Ai u kthye në Athinë, ku mendohet se kishte shkuar për të festuar Pashkët me djalin dhe nënën e tij, dhe aty ka rënë në pritën e organizuar nga persona, që sipas hetimit grek, i kanë ndjekur dhe i kanë pasur nën vëzhgim familjen! Policia greke menjëherë ka nisur hetimet dhe dyshon se atentatorët mund të kenë kaluar kufirin dhe të kenë hyrë në vendin tonë.

Ndonëse mekanizmi i atentatit është i ngjashëm me disa vrasje të tjera të ndodhura viteve të fundit në Athinë, ata dyshojnë se autorët mund të kenë udhëtuar nga Shqipëria, për shkak se viktima ishte i panjohur në Athinë.