Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti. Në video, bie në sy prania e ish-së dashurës së tij, Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie.
Advertisements
Advertisements
Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, duke qenë se Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Kejsi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë. Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.
Nga ana tjetër, njerëzit në komente kanë mirëpritur ribashkimin e mundshëm mes tyre, i cili përflitej prej disa kohësh. Stresi dhe Kejsi kishin një histori të gjatë dashurie së bashku, e cila mori fund para disa vitesh. Megjithatë, Stresi nuk ka reshtur kurrë së thëni se e do atë dhe do dëshironte një ribashkim.
Madje, gjatë qëndrimit të tij në “BBVK” ai tha se qëllimi i hyrjes në këtë format është ribashkimi me Kejsin. Po ashtu, kjo e fundit i dërgoi një video-mesazh.
“Ked, këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari, do të thosha që përsa i përket marrëdhënies sonë, gjithmonë kam dashur të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që, çfarë kemi ne për të diskutuar, mund ta flasim në privatësi kur të dalësh”, – thotë Kejsi.
Advertisements
Mesa duket dyshja kanë folur pas daljes së Arkimedit dhe kanë lënë pas gabimet e të shkuarës. Mbase mund të jetë një rikthim, por mbase edhe një bashkëpunim. Reperi i njohur Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij Kejsi, marrëdhënia e së cilëve po përflitet prej vitesh për ndarje dhe bashkime, duket se janë rikthyer përsëri në krah të njëri-tjetrit. Ka qenë një postim i reperit i cili ka ngritur dyshimet për këtë rikthim të dyshes.
Teksa vetë Kejsi ka postuar një foton e saj dhe ka shkruar “së shpejti” duke bërë tag Stresin, ky i fundit e ka ripostuar në Instagramin e tij duke e shoqëruar me disa figura me zemra. Ndonëse ata të dy nuk kanë konfirmuar ndonjë ribashkim, kaq është dashur për fansat për të aluduar se çifti i kanë dhënë fund keqkuptimeve dhe i janë rikthyer romancës së tyre të shumë përfolur.
Vlen të përmendet fakti se së fundmi qarkulloi në rrjet dhe një video ku dyshja u panë nëpër rrugët e Tiranës, nuk dihet ende nëse marrëdhënia mes tyre ka vijuar aty ku u la apo thjesht Kejsi dhe Stresi do të sjellin një projekt në bashkëpunim. Stresi dhe ish-partnerja e tij, Kejsi janë zyrtarisht të divorcuar. Reperi zbuloi se ishpartnerja e tij kishte bërë kërkesë në gjykatë për t’u ndarë dhe ai e ka zbuluar në momentin që i ka ardhur letra për t’u paraqitur në seancë.
“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija se ç’ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë…”, tha Stresi disa muaj më parë në një intervistë.