Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.
Advertisements
Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.
Advertisements
Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.
Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.
Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.
Një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm. Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër.
Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.