Bashkëshortja e Roan Brahimit merret në pyetje për atentatin në Lundër dhe ekzekutimin e vjehrrit! Zbardhet dëshmia e saj për dy ngjarjet e renda kriminale

Grupi hetimor ka marrë në pyetje bashkëshorten e të ndjerit, Roan Brahimi, i njohur ndryshe si Sidorel Prendi, për vrasjen e babait të këtij të fundit në Lezhë dhe ngjarjen kriminale që ndodhi ne Tiranë disa ore më pas.

Advertisements

Bashkëshortja e të ndjerit, Roan Brahimi është shprehur se nuk ka dijeni se kush ia ka ekzekutuar vjehrrin, Gjovalin Prendin dy ditë më parë.

Advertisements

Ajo ka mohuar të ketë lidhje dhe dijeni për atentatin që dyshohet të jetë organizuar ndaj saj në Tiranë, ku u qellua mjeti i pronarit të kompanisë “Pelikan Security”, dhe ku mbetën të plagosur katër persona.

Gazetari Igli Celmeta bën me dije se bashkëshortja e Roan Brahimit është shprehur se ajo ndodhej në Milot dhe jo në Tiranë, kur ndodhi atentati në Lundër, dhe ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 të cilët ishin djemtë e mitur të Vesel Demirajt.

“Në pyetje është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd”, raporton gazetari Igli Celmeta.