Rusia kërcënon Gjermaninë: “Futemi në luftë” po dërguat raketat Taurus në Ukrainë!

Rusia kërcënoi për herë të parë Berlinin, duke deklaruar se nëse goditen objektiva ruse me raketat gjermane Taurus, Rusia do ta konsiderojë këtë si përfshirje të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në luftë.

Advertisements

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë: “Me dërgimin e raketave Taurus, për në, Gjermania bëhet palë në luftë.

Advertisements

Përdorimi i këtyre raketave nuk është i mundur pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga ushtarët e Bundeswehrit, dhe ne këtë e dimë”.

Njeriu që pritet të kthehet në kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz është shprehur vazhdimisht në favor të furnizimit me raketa Taurus në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë sakaq kundërshtohet me forcë nga partnerja e tij e mundshme e koalicionit, SPD-ja.

Vetëm pak ditë më parë, Merz e përsëriti përkrahjen e tij për dërgimin e raketave Taurus, por në koordinim me partnerët europianë.

“Unë gjithmonë kam thënë se këtë do ta bëj një gjë të tillë vetëm në konsultim me partnerët e mi europianë. Ushtria ukrainase duhet të dalë nga situata defensive, sepse ajo gjithmonë vetëm reagon, ndërkohë që duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë një pjesë të zhvillimeve që po ndodhin”, u shpreh Merz.

Kancelari në largim Olaf Scholz i pati refuzuar vazhdimisht kërkesat e Kievit për dërgimin e raketave të fuqishme gjatë mandatit të tij në detyrë, me argumentin se një hap i tillë, do ta përfshinte Gjermaninë në luftë.