“Dua të dal, po edhe nuk dua të dal”/ Katër finalistët zbulojnë si po kalojnë orët e fundit në BBV 4: Na dhemb që po…

“Një përmallim brenda vetes, nostalgji, po përpiqemi të kujtojmë në rend kronologjik të gjitha kujtimet e bukura”

Advertisements

Katër finalistët e “Big Brother VIP 4”, Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli janë shumë të emocionuar pasi njëri prej tyre mbrëmjen e sotme do të shpallet fitues i këtij edicioni të reality show-t.

Advertisements

Dita e tyre ka nisur me shumë energji pozitive, ku kanë kënduar dhe kërcyer me njëri-tjetrin. Por nuk kanë munguar as lotët pasi në një moment Egli dhe Rozana janë përlotur.

Surprizat për ta kanë nisur që herët, pasi ishin edhe në lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin. Moderatorja e njohur i pyeti:

“Si po ia kaloni? Si janë këto orët e fundit në shtëpi?”.

“Shumë të mira. Shumë emocionuese, të mbytur nga emocionet”, u përgjigjen njëkohësisht Egli dhe Rozana.

“Na tregoni pak për emocionet që ndjeni, për këto orë të fundit që po kaloni në një shtëpi që keni jetuar kaq shumë ditë”, i pyeti më pas Sidorela.

Rozana u përgjigj kështu:

Merakun më të madh kam Gjestin se e kemi të vogël dhe jemi duke e ruajtur që nga momenti në moment mund t’i bie të fikët. Por ndërkohë emocionet janë shumë të mëdha, presioni i pulsit tonë ka puls, po vjen dhe po rritet. Sigurisht që ajo që duam ne sonte është që të kalojmë një natë të paharruar, gjë që pritet të na i sjellë produksioni i Top Channel. Sigurisht dhe publiku që do na ndjekë në Shqipëri, Kosovë, diasporë dhe në gjithë vendet ku ka shqiptarë. Ne me zor po presim.

Gjesti shprehet:

Shumë po mërzitem. Edhe po dua me dalë, po edhe mos me dalë. Po më merr malli për shtëpinë, po të shohim sonte. Shumë faleminderit të gjithëve.

Egli u përgjigj:

Një përmallim brenda vetes, nostalgji, po përpiqemi të kujtojmë në rend kronologjik të gjitha kujtimet e bukura që kemi ndërtuar brenda kësaj shtëpie. Na dhemb që do largohemi, nga ana tjetër jemi tmerrësisht të emocionuar për natën që na pret sonte, për finalen e madhe. Jemi të sigurt që do të jetë fantastike. Urojmë që t’i japim publikut atë show-n e bukur dhe gjithë emocionet që pret nga ne. I falënderojmë shumë që na kanë përcjellë deri këtu.

Laerti u shpreh:

Dje na thanë që të mblidhnim rrobat, të bënim valixhet gati. Është njësoj si të ndahesh nga e dashura dhe do të mbledhësh rrobat dhe duhet të shkosh në shtëpinë tënde.