Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa kanë zbuluar transaksione të dyshimta dhe komunikime të përfshira në një tender në Bashkinë e Fierit.
Advertisements
SPAK ka administruar prova të reja, përfshirë një telefonatë të Veliajt nga një aparat i policisë së burgjeve, ndërsa më 23 prill avokatët do kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë.
Advertisements
Hetimet për Veliajn e Xoxën/ SPAK mbledh prova për një
Hetimet për kryetarin e bashkisë Trianës Erjon Veliaj dhe bashkeshortën e tij Ajola Xoxën kanë cuar në hetusit e posacshëm në Fier për të mbledhur prova mbi një tender.
Përfaqësuesit e akuzës në informacionin dy mujore ndaj dosjes kanë listuar disa gjetje të marra nga hetimi për këtë rast.
Në dosje shkruhet mbi një projket në vlerën e 24 mijë eurove në emër të personave të tjerë por që paratë kanë përfunduar tek ojf të e menaxhuara nga Xoxa.
Ne aktet e Spak rezultojnë se janë administruar një bisedë ku ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga I. D në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format .pdf një kopje të aktit.
Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.
Një tjeter prove e re hetimore që është shtuar së fundmi në informacionin 2 mujor është edhe komunikimi që Veliaj ka pasur me disa persona nga telefoni i një prej punonjësve të policisë së burgjeve.
Prokuroria ka administruar te dhena shtesë mbi telefonatën që kryetari i bashkisë Tiranë ka kryer për të cilën i është komunikuar edhe vepra penale e “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.
KËto dy prova të reja janë lexuar nga ana e avokatëve të kryetarit të bashkisë së tiranës e ndërsa me 23 prill ata do ti bëjën kundërshtimet e tyre si dhe do kërkojnë zëvëndësimin e masës së sigurise.Veliaj prej 10 shkurit po mbahet në qeli e ndërsa ka humbur në dy shkallet e gjyqsorit.
Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Trianë Erjon Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bashkë më të në dosjë rezulton edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa si dhe 5 biznesmen.